Pas reshjeve të shiut në kryeqytet, Rama del në terren për ta parë gjendjen
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë të hënën në terren për të parë gjendjen pas reshjeve të dendura të shiut që ranë një ditë më parë në kryeqytet.
“Dolëm në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë në pikat kyçe, në mënyrë që të evitohen dëmet në raste të ngjashme. Pas konsultimeve me institucionet përkatëse, krijuam shtabin e krizës për menaxhimin e situatës në ditët në vijim, duke marrë parasysh parashikimet për reshje të ngjashme. Së bashku me zjarrfikësit, ekipet tona të emergjencës kanë ndërhyrë në 100 raste të lajmëruara nga qytetarët”, ka thënë ai.