Të paktën 1 301 viktima gjatë pelegrinazhit të haxhit
Autoritetet e Arabisë Saudite kanë njoftuar se 1 301 persona kanë vdekur gjatë haxhit, kryesisht pelegrinë të paregjistruar.
“Pelegrinazhi u zhvillua në nxehtësi të madhe dhe shumica e njerëzve që vdiqën nuk kishin leje apo ndihmë zyrtare”, theksuan autoritetet në Riad.
“Për fat të keq, numri i vdekjeve ka arritur në 1 301, nga të cilët 83% ishin të paautorizuar për të kryer haxhin dhe ecën në distanca të gjata nën rrezet e diellit, pa strehim apo komfort adekuat”, tha agjencia zyrtare saudite e lajmeve, SPA. /atsh/