Trajneri i Spanjës: Vlerësimi i Silvinjos më nderon, përballë Shqipërisë me lojtarët më të mirë të mundshëm
Për komisarin teknik të Spanjës De la Fuente, ndeshja me Shqipërinë është njëra prej atyre që duhen fituar për prestigj dhe për të vazhduar rrugën e përmirësimit.
I pyetur për elozhet që ka marrë nga trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo, spanjolli tha:
“Gjithmonë je krenar kur merr vlerësimin e një kolegu. Do të jetë një ndeshje shumë e komplikuar ajo me Shqipërinë. Ne do të zgjedhim ekipin më të mirë të mundshëm për këtë duel. Unë kam në dispozicion plot 26 futbollistë dhe secili prej tyre është i aftë që të bëjë më të mirën në fushë”.