Presidenti Bajram Begaj shpallet qytetar nderi i Deçanit, Haradinaj: Gjaku s’bëhet ujë

Presidenti Bajram Begaj shpallet qytetar nderi i Deçanit, Haradinaj: Gjaku s’bëhet ujë

Presidenti Bajram Begaj i ndodhur në Kosovë për një vitizitë pune ka zhvilluar sot një takim ne familjen e Ramush Haradinaj në Gllogjan dhe në komunën Deçan.

Presidenti, Bajram Begaj së bashku me Haradinaj bëri nderime në varrezat e dëshmorëve.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh i nderuar me vizitën e shefit të shtetit shqiptar, të cilit tha se ia iu dha titulli “Qytetar nderi i Deçanit”.

“Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Përndryshe, komuna e Deçanit ka nderuar Begajn duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit”.

Share This