“Telenovela Mbappe” po përfundon, zhvillime interesante
Paris Saint-Germain tani po beson se Kylian Mbappe do të nënshkruajë një kontratë të re me ta pasi vendosi të qëndrojë këtë verë, raporton Mario Cortegana i The Athletic.
Ata mendojnë se sulmuesi francez tani është më afër nënshkrimit të një kontrate të re me ta sesa ishte në sezonin 2021/22, kur ndodhi një situatë e ngjashme e bllokimit të kontratës.
Mbappe mund t’i ketë komunikuar klubit të Ligue 1 për vendimin e tij për të rënë dakord për një marrëveshje të re me ta.
Pavarësisht se kohët e fundit u refuzuan ofertat për rinovimin e kontratës, parisienët besojnë se mund ta bëjnë atë të bjerë dakord për një marrëveshje të re më vonë këtë sezon.
Real Madrid dështoi të nënshkruajë me Mbappen këtë verë dhe shpresojnë që ai të mos rinovojë kontratën, me këtë aktuale që i skadon në verën e vitit 2024.
Nëse sulmuesi 24-vjeçar rinovon, atëherë Los Blancos përfundimisht do t’ia mbyllin derën dhe do të shikojnë objektiva të tjerë.