Aksident i rëndë në Rahovec, humb jetën një person

Aksident i rëndë në Rahovec, humb jetën një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të shtunën në Rahovec.

Policia ka bërë të ditur se një person është rrotulluar me motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Transiti i ri, rreth orës 22:10.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasojë, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Gjakovës ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Share This