Rukiqi thotë se dy anëtarët e kabinetit qeverisës kanë ‘bërë propagandë’
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se dy anëtarët e kabinetit qeverisës gjatë kësaj jave kanë “bërë propagandë”. Rukiqi në Facebook ka shkruar se realiteti është krejtësisht ndryshe nga ajo që pretendojnë zyrtarët qeveritarë.
Rukiqi ka shkruar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pretendon se në Evropë po shkojnë vetëm gjyshet, derisa sipas tij 170 persona në ditë largohen nga Kosova.
Ai ka përgënjeshtruar edhe ministrin Hekuran Murati pasi që sipas tij faturat e energjisë i ka subvencionuar Bashkimi Evropian e jo Qeveria e Kosovës.