Dhunë në familje, nusja e rrah vjehrrën

Dhunë në familje, nusja e rrah vjehrrën

Në Prishtinë, një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga nusja e djalit të saj. Madje, sipas njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, vjehrrës i është dashur të marrë trajtim mjekësor.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nusja e djalit, e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This