Ballkani, 90 minuta larg grupeve të Conference League
Ballkani është vetëm 90 minuta larg kualifikimit për të dytën herë në grupet e Conference League.
Pas fitores 4-1 në Prishtinë ndaj Bate Borisov, të besuarit e Ilir Dajës do të luajnë në Budapest takimin e dytë të fazës play-off.
Me një avantazh të konsiderueshëm, kampionët e Kosovës duan një tjetër fitore për të festuar në mënyrën e duhur kalimin në grupet e këtij kompeticioni. Për Ballkanin është shumë e rëndësishme kualifikimi për në grupe, pasi ekipi suhareaks do të siguronte 2.94 milionë euro.
Një shifër goxha e rëndësishme për arkat e klubit. Në orët e fundit, Ballkani ia ka dalë të afrojë në formën e huazimit Marsel Ismajlgecin.
Ekipi boshnjak i Zrinjskit me anë të një postimi ka bërë të ditur se lojtari deri në fund të sezonit do të jetë pjesë e Ballkanit.
23-vjeçari pritet të jetë një përforcim i madh për Ballkanin, edhe pse në krahun e majtë të mbrojtjes suharekasit kanë Lorenc Trashin dhe Arbër Potokun.