Statistikat e sfidës Itali-Shqipëri
Kampionati Evropian i Shqipërisë nis sot në Dortmund me kuqezinjtë që luajnë kundër kombëtares italiane, (Grupi B, së bashku me Spanjën dhe Kroacinë) kampionia në fuqi e turneut.
Bilanci mes dy skuadrave është 4 fitore në 4 ndeshje për Italinë, me golavarazh 7 me 1 për italianët. Ka një fakt interesant, pasi në të gjitha ndeshjet e luajtura në pankinën shqiptare ka qenë një trajner italian në stol: De Biasi në dy të parat, më pas Panuçi dhe në fund Reja.
Një traditë që do të ndërpritet në Dortmund: nga janari 2023 në pankinën e Shqipërisë është ulur braziliani Silvynho, i cili ka qenë asistent teknik i Mancinit tek Inter në vitet 2014-16.