Euro 2024 vlen sa një thesar, përfitimet financiare të Shqipërisë

Euro 2024 vlen sa një thesar, përfitimet financiare të Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare do të debutojë mbrëmjen e sotme në Kampionatin Evropian Gjermani 2024 përballë Italisë, kampiones në fuqi të turneut.

Djemtë kuqezi do të synojnë të shkruajnë historinë, duke synuar kualifikimin në një grup të fortë (Grupi B) ku bëjnë pjesë edhe Italia, Spanja dhe Kroacia.

Përveç anës sportive, eventi më i madh kontinental sjell edhe shumë benefite ekonomike për Federatën Shqiptare të Futbollit. Kualifikimi në fazën finale të turneut ka sjellë 9.25 milionë euro në arkat e FSHF-së. Një fitore në ndeshjet e fazës së grupeve vlen 1 milionë euro, ndërsa barazimi 500 mijë euro.

Kualifikimi në fazën tjetër shpërblehet me 1.5 milionë euro. Kualifikimi në Çerekfinale sjell 2.5 milionë euro të tjera, ndërsa kualifikimi në gjysmëfinale vlen 4 milionë.

Fituesi i Euro 2024 merr 8 milionë euro, ndërsa finalisti 5 milionë. Shuma maksimale që një ekip mund të fitojë është 28.25 milionë euro (30.43 milionë dollarë).

Por FSHF do të fitojë të ardhura edhe nga shitja e fanellave dhe suvenireve, pa harruar që Evropiani është një vitrinë për lojtarët, pjesa më e madhe e të cilëve (Broja, Asani, Mitaj, Seferi, Manaj etj) janë që tashmë në qendër të merkatos.

Share This