Spanjollët skanojnë Shqipërinë: Asani, njeriu gol
Spanjollët skanojnë përfaqësuesen kuqezi. Në fakt është një analizë e prestigjiozes spanjolle “Marca”, e cila ka marrë në konsideratë të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në “Gjermani 2024”.
Analiza për Shqipërinë, Sylvinho përdori një sistem 4-2-3-1 gjatë kualifikueseve, por që ndryshon në varësi të lojës. Në fazën sulmuese vendos një 4-3-3, duke mbështetur gjerësinë përmes krahëve dhe thellësinë me mesfushorët që avancojnë.
Në fazën mbrojtëse, një sistem solid, 4-1-4-1, që evoluon nga skema e tij sulmuese. Një strategji që fokusohet në ruajtjen e një linje të lartë mbrojtëse, një formë kompakte për të reduktuar hapësirat për sulmet e kundërshtarit.
Presion agresiv, sidomos në mesfushë, për të thyer aksionet e kundërshtarit dhe për t’u rinisur në kundërsulm. Kanë një mbrojtje të fortë, të drejtuar nga Berat Gjimshiti, kanë pësuar vetëm katër gola në fazën kualifikuese.
Cikalleshi nuk është thirrur, ashtu si Uzuni. Broja ka cilësi, por prej dy vitesh nuk gjen gol me Shqipërinë(në ndeshje zyrtare, në miqësore shënoi me Lihtenshtejnin).
Por është dhe Jasir Asani, i përfshirë në shumë gola në fazën kualifikuese, më shumë se çdo lojtar tjetër: 3 gola, 2 asist. /rtsh/