Sylvinho para ndeshjes me Italinë: I kemi të gjitha mundësitë
Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka dalë në konferencë për shtyp në funksion të ndeshjes me Italinë, që do të luhet të shtunën në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
“Si fillim, jam i gëzuar që jam këtu. Gjatë kualifikueseve kemi pasur një garë të vështirë. Nuk ishte e lehtë, por jam krenar që jam me Shqipërinë në Euro 2024. Më vjen keq për kapitenin(Gjimshitin), që nuk ishte pjesë e ekipit në Euro 2016, por tani ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë”.
“Kemi një grup të mirë, por i kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë. Si fillim është ndeshja me Italinë dhe formacioni startues është plotësisht gati”.
“Kemi aq shumë shqiptarë në çdo vend të botës. Është përgjegjësie madhe për ne ti përfaqësojmë këta njerëz. I gjithë stadiumi do jetë i veshur me ngjyrat kuqezi dhe për ne do të jetë një përgjegjësi e madhe”.
“Mancini? Nuk kam folur në 6 muajt e fundit. Ai bëri një punë të madhe duke fituar Evropianin. Skuadra që ka drejtuar ai është e ndryshme nga kjo aktualja. Ka shpejtësi, shkathtësi dhe një trajner të mrekullueshëm. Italia është një skuadër “top”, vjen me dëshirën për të fituar kompeticionin, por edhe ne do të japim maksimumin”.