Gundogan kapiten i Gjermanisë në Euro 2024: Më rrënqethet mishi!
Gjermania do të debutojë në Europianin e shtëpisë më datë 14 qershor në orën 21:00, teksa “panzerat” në fushë do të udhëhiqen nga kapiteni Ilkay Gundogan.
Mesfushori i Barcelonës, theksoi se për të është diçka madhështore që do marrë këtë rol në kombëtare, ndërsa shtoi se vetëm kur e mendon si ide, i rrënqethet mishi.
“Kur të nisë ndeshja ndaj Skocisë, mua do të më realizohet një ëndërr. Të jem kapiten i kombëtares në një event madhor, një turne si Europiani që për më tepër e luajmë në shtëpi. Vetëm kur e mendoj më rrënqethet mishi.
Ndjehem gati për të udhëhequr një kombëtare e cila për më tepër në brendësinë e saj ka shumë kultura. Kemi mësuar që futbolli i bashkon njerëzit, shoqëria ka shumë ndasi, ndaj ne duam të japim një mesazh”, u shpreh Gundogan.