Spalletti: Shqipëria ka lojtarë cilësorë, i njohim nga futbolli jonë
Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, një ditë para sfidës me Shqipërinë, ka folur në një konferencë për media.
Italia dhe Shqipëria do të ballafaqohen nesër mbrëma në Dortmund, në ndeshjen e parë të Grupit B në kuadër të EURO 2024, event ky që nis sonte.
Strategu italian e mendon të vështirë duelin me kuqezinjtë, por emocionale.
“Emocioni nga pikëpamja personale është i madh, por me kalimin e orëve rritet gjithnjë e më shumë, emocion që nuk sjell tension por lumturi. Është një emocion fantastik sepse është një vend i mrekullueshëm për të luajtur një ndeshje të bukur”, ka thënë Spalletti.
“Është një ndeshje e ndërlikuar. Jam dakord që Sylvinho ka krijuar një ekip të mirë, ku luajnë lojtarë që i njohim shumë mirë nga futbolli jonë. Ata kanë cilësi, ata e kanë treguar këtë në kampionatin tonë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por besoj së ne do të bëjmë paraqitje të mirë për të marrë rezultatin e dëshiruar”, ka pohuar Spalletti.
Ndeshja Itali-Shqipëri fillon në orën 21:00. /rtk/