LAJMI I MBRËMJËS: Drita nënshkruan me sulmuesin Edin Hyseni
Drita ka njoftuar për transferimin e radhës, ku bëhet fjalë për sulmuesin, Edin Hyseni, i cili ka luajtur së fundmi për SV Wacker Burghausen.
Lojtar mund të luajë tri pozitat e sulmit, ndërsa në sezonin e fundit në Regionalliga Bayern, ka zhvilluar 11 ndeshje, ku ka shënuar tre gola.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë me lojtarin tonë më të ri, sulmuesin e krahut Edin Hyseni i cili është ardhja jonë e radhës e këtij afati kalimtarë.
“Edini do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në fazën ofenzive. Hyseni të gjitha grupmoshat i ka kaluar në futbollin gjerman dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e SV Wacker Burghausen”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.