Spalletti buzëqesh, Barella e Fagioli gati për Shqipërinë
Kombëtarja italiane e drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti vijon përgatitjet dy ditë para debutimit ndaj Shqipërisë, të planifikuar për të shtunën e ardhshme në orën 21:00 në Signal Iduna Park, ish-Westfalenstadion që priti gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2006 të fituar kundër Gjermanisë.
Të kaltërit kryen një seancë stërvitore me dyer të mbyllura, me trajnerin Spalletti në gjendje të buzëqeshë: Nicolò Fagioli dhe Nicolò Barella u kthyen në punë me grupin.