Zyrtare: Dortmund dhe Terziq ndajnë rrugët
Trajneri Edin Terziq dhe Borussia Dortmund të enjten zyrtarisht kanë ndarë rrugët.
‘Milionerët’ nën drejtimin e Terziq luajtën në finalen e Ligës së Kampionëve.
Krerët e Dortmundit përmes një njoftimin, kanë konfirmuar ‘divorcin’ me Terziq.
“Edin Terziq largohet nga Borussia Dortmundi. Trajneri që fitoi FFB Cup me Dortmundin në vitin 2021, nënkampion në vitin 2023 dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve më 2024, ka kërkuar nga klubi që t’ia ndërpresë kontratë me efekt të menjëhershëm. Borussia Dortmund është pajtuar me këtë kërkesë pas një diskutimi”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.
Drejtuesit e Dortmundit tani do të kërkojnë pasuesin e Terziq.