Shqipëri-Itali, gjermani Felix Zwayer ndanë drejtësinë

Shqipëri-Itali, gjermani Felix Zwayer ndanë drejtësinë

Kombëtarja shqiptare aventurën në Evropianin ‘Gjermani 2024’ do ta nis të shtunën mbrëma.

Kuqezinjtë do të ndeshen me Italinë në Dortmund, në një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë.

Tashmë shtëpia e futbollit evropian, ka vendosur arbitrin që do të ndajë drejtësinë në duelin Shqipëri-Itali, ndeshje që i është besuar gjermanit Felix Zwayer.

Ai do asistohet nga Stefan Lupp dhe Marco Achmüller, derisa Bastian Dankert është gjyqtari i VAR-it, kurse, gjyqtari i katërt është Daniel Siebert.

Ndeshja Shqipëri-Itali fillon në orën 21:00.

Kujtojmë së në grupin e Shqipërisë bëjnë pjesë edhe Spanja dhe Kroacia.

Share This