Son ‘shuplak’ Fenerbahces: Jam i lumtur në Tottenham
Sulmuesi Heung-min Son këmbëngul se është i përkushtuar tek Tottenham-i.
Son është duke u kërkuar nga klubi i madh turk, Fenerbahce.
Trajneri i ri i skuadrës turke, Jose Mourinhon pëlqen yllin e ‘Spurs’, por lojtari është i vendosur që të qëndrojë në skuadrën angleze.
“Nuk kam pasur asnjë bisedë me klubin. Nuk kam asgjë për të thënë në këtë drejtim. Do të vazhdoj të bëj më të mirën për Tottenhamin. Unë kam ende kontratë me Tottenhamin”, ka thënë Son për mediet britanike.
Ai thotë parja nuk është e rëndësishme për të. Son pëlqen Premier League-n.
“Paratë nuk janë të rëndësishme për mua. Gjëja më e rëndësishme është të luaj në një ligë ku më pëlqen të luaj. Kam ende për t’i dhënë Premier League-s”, ka pohuar Son.