Ronaldo: Goli ndaj Irlandës, më i bukuri? Nuk e di…

Ronaldo: Goli ndaj Irlandës, më i bukuri? Nuk e di…

A është Cristiano Ronaldo ende në nivelin më kërkues dhe konkurrues që kur vendosi të transferohej në Arabinë Saudite për të veshur fanellën e Al-Nassr?

Apo e thënë ndryshe, a do të jetë ai ende një gur themeli i kombëtares portugeze për atë që do të jetë kampionati i tij evropian i gjashtë radhazi në karrierë?

Vetë kapiteni portugez, CR7, iu përgjigj pyetjes përpara Euro2024.

“Gjëja më e rëndësishme është që skuadra luajti mirë. Ishte e rëndësishme të fitonim, pavarësisht se kush i shënoi golat”, shpjegoi Cristiano Ronaldo pas ndeshjes kundër Irlandës dhe dopietës së shënuar në minutën e 50-të dhe të 60-të për fitoren finale 3-0).

“Nuk e di nëse goli i parë ishte një nga më të mirët e mi, sepse më duhet t’i kthej të gjithë golat mbrapsht”, është përgjigja ironike e yllit portugez 39-vjeçar, i cili deri më tani ka shënuar 130 gola në 207 ndeshje ndërkombëtare me Portugalinë.

Pas humbjes së fundit 2-1 kundër Kroacisë, kampionët e Evropës 2016 hoqën dyshimet për një dështim të mundshëm në edicionin e Gjermanisë: “Portugezët presin shumë nga Portugalia, nuk ka asnjë mundësi për gabime, asgjë, ata gjithmonë duan që Portugalia të fitojë për shkak të gjeneratës, sepse ka shumë talente”, thotë Cristiano Ronaldo. /rtsh/

Share This