I “burgosur” te Brentford, Strakosha drejt AEK-ut
AEK i Athinës po avancon me planifikimin për sezonin e ardhshëm.
Një pozicion për të cilin kërkon përforcime është ai i portierit.
Në fakt, po shqyrton një rast interesant, thuhet në mediat greke.
AEK po bisedon me Thomas Strakoshën. Portieri 29-vjeçar i përket Brentfordit, me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Në fakt Panagiotis Kone duket se ka marrë përsipër çështjen dhe po flet drejtpërdrejt me portierin kuqezi.
Portieri 29-vjeçar është te Brentford që nga vera e vitit 2022, kur u largua nga Lacio si transferim i lirë. Në dy vitet e fundit në Angli ka tetë paraqitje. /rtsh/