Kryeministri Kurti: Qeveria është e hapur për Ballkanin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën ka pritur në takim kamponin e Kosovës, Ballkanin.
Skuadra nga Suhareka për herë të tretë është kampon i Kosovës në futboll.
I pari i Qeverisë së Kosovës, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë së Qeveria e Kosovës është e hapur për Ballkanin.
Titulli i tretë radhazi dhe Trofeu i Kupës së Kosovës në sezonin që lamë prapa, sipas kryeministrit Kurti është sukses i jashtëzakonshëm.
“Tre vjet rresht, tre herë kampion në Superligën e futbollit në Republikën e Kosovës, ndërkaq sivjet për herë të parë edhe fitues i Kupës së Kosovës. Ky sukses i jashtëzakonshëm shkon për klubin futbollistik KF Ballkani nga qyteti i Suharekës, që pa dyshim është shndërruar në qytet të sportit. Me gjithë këto suksese, me pjesëmarrje edhe në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve, me shumë lojtarë që nga ky klub tash janë pjesë e shumë ekipeve të njohura në Evropë e më gjerë, e ardhmja e kampionit aktual të futbollit në Kosovë është pa dyshim edhe me më shumë suksese. Ju faleminderit për emocionet e festat këtë stinor. Faleminderit edhe për dhuratën e veçantë, topin e futbollit me nënshkrimet e futbollistëve kampion, me të cilin Ballkani e filloi ndeshjen historike në pjesëmarrjen e parë të ndonjë klubi vendor në Ligën e Konferencës”, ka shkruar kryeministri Kurti.
Ndryshe, Ballkani nën drejtimin e Ilir Dajës tashmë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri në garat evropiane.
Skuadra nga Suhareka do të përfaqësojë Kosovën në ligën më të madhe evropiane, Ligën e Kampionëve. /rtk/