Dortmund, Hamburg dhe Dyseldorf, stadiumet ku do të luajë Shqipëria
Ambasada gjermane në Tiranë publikoi sot të dhëna për tri stadiumet ku Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndeshjet e saj në grupin B në EURO 2024.
Ndeshja me Italinë më 15 qershor, ora 21:00 do të luhet në Dortmund.
“BVB Stadium Dortmund” me 81,365 vende për tifozët është stadiumi më i madh në Gjermani. Që prej vitit 1974 është stadiumi i klubit të Borussia Dortmund. Këtu do të luhen gjashtë ndeshje, duke përfshirë një gjysmëfinale.
Ndeshja e dytë, ajo me Kroacinë, do të luhet më 19 qershor ora 15:00 në Hamburg.
“Volksparkstadion Hamburg” mund të presë deri në 57,000 tifozë. U hap fillimisht në vitin 1953 dhe u shndërrua në një stadium të mirëfilltë futbolli midis vitit 1998 dhe 2000.
Ndërsa ndeshja e tretë ndaj Spanjës do të luhet më 24 qershor ora 21:00 në Dyseldorf.
“Dusseldorf Arena” është një nga stadiumet më të vogla të UEFA EURO 2024, por me një kapacitet prej mbi 47,000 vendesh dhe aktualisht është shtëpia e Fortuna Dusseldorf.