Gripshi largohet nga Ballkani
Ballkani dhe Nazmi Gripshi kanë ndarë rrugët.
Njoftimi për largimin e futbollisit shqiptar ka ardhur nga klubi i Suharekës.
“Bëjmë me dije se marrëveshja me futbollistin nga Durresi ka përfunduar, andaj klubi e falenderon mesfushorin për kontributin e dhënë tek ne, duke i uruar suksese në vazhdim të karierës së tij”, ka njoftuar klubi kampion.
Para se t’i bashkohej Ballkanit, Gripshi ka qenë pjesë e Skënderbeut dhe e Teutës në Shqipëri.