Al Ittihad ofron 162 milionë dollarë për Salah
Drejtuesit e Al Ittihad nuk po heqin dorë nga Mohamed Salah. CBS Sport raporton se ata janë të gatshëm t`i ofrojnë Liverpool-it 150 milionë euro (162 milionë dollarë) për shërbimet e yllit të Egjiptit.
Drejtuesit dhe menaxheri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, kanë mohuar vazhdimisht se planifikojnë të shesin sulmuesin egjiptian.
“Mo Salah është një lojtar i Liverpool-it dhe është thelbësor për gjithçka që bëjmë”, tha trajneri Jurgen Klopp të premten, duke vijuar:
“Nëse do të kishte ndonjë ofertë, përgjigja do të ishte jo. Filozofia ime e jetës është se mendoj për një problem kur ai më paraqitet, kurse tani për tani nuk ka absolutisht asgjë”.
Burime pranë negociatave thonë se Al Ittihad do t’i paguajë Liverpool-it dëmshpërblim të garantuar prej 108 milionë dollarësh, derisa klubi anglez mund të marrë 54 milionë dollarë të tjera bonuse.
Salah (31-vjeçar) mbërriti në Liverpool në vitin 2017 nga Roma. Ai luajti 307 ndeshje për klubin anglez dhe shënoi 187 vite.