Wolfsburg, një tjetër klub i njohur evropian që e kërkon Brojën
Wolfsburg i Gjermanisë, është klubi i radhës që ka hyrë në garën për sulmuesin shqiptar, Armando Brojën.
Reprezentuesi i Shqipërisë, duket se gjatë kësaj verë, do të shitet nga Chelsea.
Broja kërkohet nga disa klube të njohura evropiane përfshirë edhe AC Milan, por tashmë sipas medieve gjermane, është edhe Wolfsburg që është duke menduar për Brojën.
Trajneri i Wolfsburg, Ralph Hasenhuttl e njeh mirë sulmuesin kuqezi më të cilin kishte punuar tek Southamptoni, skuadër në të cilën Broja kishte shfaqur performancë të lartë duke shënuar nëntë gola në 38 ndeshje të Premier League-s.
Hasenhuttl do të provojë të transferojë shqiptarin gjatë kësaj verë.
Broja aktualisht është duke u përgatitur me kombëtaren shqiptare për EURO 2024, ngjarje kjo që starton të premten mbrëma.