‘Botërori 2026 do të ngjarja jetë më e madhe zhvilluar ndonjëherë’
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është i bindur se Kupa e Botës 2026 do të jetë Botërori më i madh i zhvilluar ndonjëherë.
Botërori 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
I pari në shtëpisë më të madhe në futbollin botëror, duke folur në kanalin e tij zyrtare, thotë së në Botërorin 2026, bota do të ndalet për të shikuar ngjarjen më të madhe në planet.
“Ngjarja më e madhe, shfaqja më e madhe, turneu më i madh. Unë po numëroj ditët, si të gjithë të tjerët, duken shumë larg, por ne e dimë se janë shumë afër. Bota do të ndalet dhe do të shikojë se çfarë po ndodh në Amerikën e Veriut”, ka thënë Infantino.
“Trofeu tashmë është këtu, është gati. Ne po kujdesemi për të, dhe të gjithë po përgatitemi, po përgatitemi për garën, po përgatisim gjithçka”, ka theksuar ai. /rtk/