FC Prishtina 01 kampione, ky është urimi i presidentit Ademi

FC Prishtina 01 kampione, ky është urimi i presidentit Ademi

Pas një loje spektkolare në Drenas, skuadra e FC Prishtina 01 ka shënuar fitore ndaj FC Liqenit me penallti, duke u shpallur kampion i Kosovës për herë të dytë me radhë.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka uruar kryeqytetasit për suksesin e arritur, shkruan GazetaGoli.com.

Ky është postimi i Ademit:

Urime FC Prishtina 01 titulli i kampionit në Lirimi Superligën e Kosovës në futsall.

FC Prishtina 01 dhe FC Liqeni na dhuruan dy ndeshje spektakulare në serinë finale të “Play-Off”-it. Derisa në ndeshjen e parë në kryeqytet fituesi u vendos pas vazhdimeve, në ndeshjen e dytë në Drenas, fituesi dhe njëherësh kampioni u përcaktua pas serisë së penalltive.

Përgëzoj drejtuesit, stafin e futbollistët e FC Prishtina 01 dhe të gjithë qytetarët e Prishtinës për këtë sukses. Përmbyllja e edicionit me kurorën e dyfishtë është dëshmi e punës së palodhshme dhe e organizimit të mirë në këtë klub.

Gjithashtu përgëzoj edhe FC Liqenin për organizimin e mirë dhe demonstrimin e ‘fair-play’-it.

Urime FC Prishtina 01 /Goli

Share This