Astrit Thaqi rikthehet te Ballkani
Pak orë pasi u zyrtarizua kalimi i Armend Thaçit te Cluj në Rumani, Ballkani sapo zyrtarizoi ardhjen e një mbrojtësi tjetër me po të njëjtin mbiemër.
Në fakt bëhet fjalë për rikthimin në skuadër të Astrit Thaçit. Ish-mbrojtësi i Dritës rikthehet në skuadrën me të cilën kishte fituar titullin kampion.
“Tifozë të dashur,
Mbrojtësi Astrit Thaqi vjen sërish në folenë e tij.
Kampioni ynë tashmë është bashkuar me grupin, për t’u përgatitur bashkërisht për kampanjën evropiane.
Mirë se erdhe champ” shkruan Ballkani në njoftim.