Milan në Londër për Brojën, “Djalli” i gatshëm të paguajë miliona euro për shqiptarin
Emri i Armando Brojës është një temë shumë e “nxehtë” e merkatos së verës te Milan.
Mediet italiane bëjnë me dije se shefi i skautizmit të “Djallit”, Moncada ka zbarkuar në Londër me shumë mundësi për të diskutuar me Chelsea-n, klubin që ka në pronësi kartonin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, për këtë lëvizje, me Milan-n që e sheh Brojën si pasuesin ideal të Olivier Giroud.
Qëllimi i Milan-it është që ta afrojë sulmuesin 22-vjeçar me një çmim të favorshëm, duke e marrë në formë huazimi me të drejtë blerjeje për rreth 20 milionë euro në fund.
Ky operacion pritet të jetë i vështirë për “Djallin”, pasi së fundi në garë për shqiptarin është përfshirë edhe Everton, me klubin anglez që raportohet se është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për Brojën.
Ndërkohë vetë Armando Broja ndodhet momentalisht në Gjermani me kombëtaren shqiptare, për ndeshjet e EURO2024.