Ronaldinho akuzohet për mashtrim me kriptomonedha
Futbollisti legjendar brazilian Ronaldinho është akuzuar për mashtrim, shkruan gazeta braziliane “Globo”.
Ish-lojtari i Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës përdori popullaritetin e tij për të tërhequr investitorë në projektin e kriptomonedhës. Futbollisti, së bashku me vëllain e tij dhe partnerin e biznesit Marcelo Lara, dyshohet se drejtuan një skemë piramidale të kriptomonedhave përmes kompanisë së tyre 18K-Ronaldinho.
Të tre duhej të dëshmonin para një komisioni hetimor, por Ronaldinho nuk mundi të merrte pjesë në seancën gjyqësore në Brazil për shkak të motit të keq, pasi linja ajrore anuloi fluturimet për në Porto Alegre, ku do të zhvillohej seanca. Tani ai po kërcënohet me arrest për të siguruar paraqitjen e tij në gjykatë.
Ronaldinho kaloi 171 ditë në paraburgim në Paraguaj në vitin 2020 me dyshimin se kishte përdorur pasaporta false për të hyrë në këtë vend.