Evertoni është i gatshëm të paguajë 30 milionë për Brojën
Milani do të duhet të përballet me Evertonin për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar Armando Broja.
Është e sigurt që sulmuesi kuqezi do të largohet nga Chelsea këtë verë, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit londinez.
Por e ardhmja e Brojës mund të vazhdojë të jetë në Angli/ Klubi nga Liverpuli është duke negociuar me “blutë” dhe është i gatshëm që të paguajë 30 milionë stërlina për të mbyllur me sukses transferimin.