UEFA nuk i përjashton klubet spanjolle

UEFA nuk i përjashton klubet spanjolle

UEFA ka refuzuar një kërkesë të çuditshme të Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF) që skuadrat e La Ligës të përjashtohen nga veprimtaritë evropiane pasi qeveritarët spanjollë thanë që Luis Rubiales duhet të shkarkohet ose të japë dorëheqje nga posti i kreut të federatës.

Te premten, RFEF i ka dërguar një letër kërkesë UEFA-së që ata të përjashtoheshin nga organizmi që qeveris futbollin kontinental, për shkak të ndërhyrjes së Qeverisë në debatin për Luis Rubialesin, pasi presidenti e puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso pas finales së Botërorit të femrave.

Rubiales është pezulluar nga FIFA pas këtij incidenti pasi Hermoso ka sqaruar se ajo nuk e kishte dhënë pëlqimin për këtë puthje, duke rezultuar në atë që prokurorët të hapin hetim kriminal për Presidentin. Qeveria spanjolle ka kërkuar nga Tribunali i Sporteve në Spanjë që të pezullohet Rubialesi, gjë që, sipas RFEF-së, ka thënë se thyen rregullat e UEFA-s, pasi Qeveria po ndërhynë në organizmin që qeveris futbollin spanjoll.

Duket se Rubialesi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Andreu Kamps, ishin të gatshëm që të largonin skuadrat spanjolle nga pjesëmarrja e tyre në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës për ta shantazhuar kështu qeverinë spanjolle vetëm që ai mos të largohet nga federata. Megjithatë, siç raporton AS, Presidenti i UEFA-së Aleksander Çeferin, e ka refuzuar këtë kërkesë, duke ia kthyer simbolikisht kurrizin Rubialesit, i cili është edhe zëvendës-president i UEFA-s. Duke i bërë jehonë qëndrimit të UEFA-s, President i Këshillit të Lartë të Sporteve në Spanjë, Viktor Frankos, i ka siguruar klubet spanjolle që qeveria është “duke vepruar brenda rregullave” dhe “nuk ka rrezik të pjesëmarrjes së tyre në të gjitha veprimtaritë”.

Share This