U transferua zyrtarisht te Real Madrid, Endrick: Shpresoj të kaloj gjithë jetën time këtu

U transferua zyrtarisht te Real Madrid, Endrick: Shpresoj të kaloj gjithë jetën time këtu

Sulmuesi i talentuar brazilian, Endrick, shpreson të kalojë gjithë jetën te klubi i tij i ri Real Madrid.

Endrick do t’i bashkohet klubit spanjoll këtë verë, pasi të mbushë 18 vjeç. Ai ende nuk ka debutuar me fanellën e bardhë, por tashmë ai shpreh gatishmërinë e tij për të luajtur gjithnjë me këtë klub.

“Shpresoj të kem një histori të mrekullueshme me Real Madrid dhe dua ta kaloj gjithë jetën time këtu”, tha braziliani për “RTVE”.

Në vetëm 17 vjeç, Endrick ka arritur tashmë më shumë nga sa mund të ëndërronte shumica, duke nënshkruar për klubin më të mirë në botë, me spanjollët të cilët paguan 60 milionë euro te Palmeiras për shërbimet e tij.

Endrick gjithashtu ka debutuar me fanellën e Kombëtares së Brazilit, madje duke shënuar golin e tij të parë pikërisht në stadiumin “Santiago Bernabeu

Share This