Bayerni gjen zëvendësuesin e Pavard në Milano, refuzohet oferta e parë
Me Benjamin Pavard që është gjithnjë e më pranë Inerit, Bayerni vijon të kërkojë një zëvendësues dhe duket se e ka piketuar pikërisht në Milano.
Sipas mediave gjermane, klubi bavarez synon të afrojë francezin e Milanit, Pierre Kalulu, i cili është parakaluar në hierarki nga Thiaw dhe i ka nisur nga stoli dy ndeshjet e para të sezonit.
Gjermanët janë ofruar ta marrin në huazim me të drejtë blerjeje për një shifër prej 20-25 milionë eurosh, ndërsa Milani ka refuzuar ofertën e parë, duke theksuar se është gati vetëm ta shesë menjëherë dhe për minimalisht 30 milionë euro.
Në orët e ardhshme priten të tjera negociata, teksa një rol të rëndësishëm do të luajë edhe dëshira e vetë futbollistit, që ende nuk ka marrë një qëndrim, nëse dëshiron të vazhdojë te Milani, apo të transferohet në Gjermani. /SS/