Milan tenton Zirkzee, Broja ende një opsion
Në Itali janë të bindur se Armando Broja është ende në radarët e Milan-it.
Sipas medieve italiane sulmuesi i preferuar i “Djallit” në merkato është Joshua Zirkzee.
Milan ka gjetur akordin me Bolonjën, e cila do të përfitojë plot 40 milionë euro nga shitja e holandezit. Bisedimet janë penguar nga lojtari pasi menaxheri i Zirkzee kërkon plot 15 milionë euro në formë komisionesh si shpërblim për futjen e një klauzole shitjeje në kontratën e klientit të tij me klubin emilian.
Milani është gati që të paguajë deri në 10 milionë euro në formë komisionesh. Për momentin lombardët po marrin kohë dhe po presin përgjigjen e menaxherit të holandezit.
Milani mendohet se është interesuar pranë Chelsea-t pasi preferon që të ketë një akord edhe me Brojën në rast se Zirkzee nuk do të transferohet në Milano.