Roma e Napoli në garë për Chiesa-n

Roma e Napoli në garë për Chiesa-n

Dy klubet e mëdha italiane, Napoli dhe Roma raportohet se janë duke bërë garë të ashpër për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Federico Chiesa.

Trajneri i ri i ‘napolitanëve’ Antonio Conte tashmë ka nisur ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Sipas medieve italiane, Conte e kërkon sulmuesin italian.

“Antonio Conte kërkon të nënshkruajë me Chiesa-n. Një garë e ‘nxehtë’ mes Romës dhe Napolit do të jetë në ditët në vijim”, shkruajnë mediet italiane.

Ndryshe, Chiesa thuhet se do të largohet nga Juventusi gjatë kësaj verë dhe se italian preferon një sfidë të re në karrierën e tij. /rtk/

Share This