De Rossi, njeriu i duhur për Romën, thotë Totti

De Rossi, njeriu i duhur për Romën, thotë Totti

Legjenda e Romës, Francesco Totti mendon se ish-bashkëlojtari i tij, Daniele De Rossi është njeriu i duhur për të drejtuar skuadrën ‘romake’.

De Rossi në mesin e sezonit të kaluar kishte marrë ‘timonin’ e Romës duke zëvendësuar Jose Mourinhon.

Tekniku italian tashmë ka nënshkruar kontratën e re me kryeqytetasit e Italisë.

Totti është i bindur De Rossi do të këtë sukses me Romën në sezonin e ardhshëm.

“Daniele është njeriu i duhur për Romën dhe ai po e vërteton këtë duke bërë mirë. Shpresojmë që ai të mund të ketë një fillim të mirë të sezonit dhe që klubi ta mbështesë atë”, ka thënë Totti. /rtk/

Share This