Southgate: Përjashtimet, një nga pjesët më të vështira

Southgate: Përjashtimet, një nga pjesët më të vështira

“Të lë dikë jashtë është një nga pjesët më të vështira të punës sime, nuk ka asnjë dyshim për këtë”.

Kështu ka komentuar Gareth Southgate pas publikimit të listës përfundimtare me 26 lojtarët e thirrur për Kampionatin Evropian. Një listë ku Maddison, Grealish dhe Maguire nuk bëjnë pjesë.

“Ne jemi një skuadër e bashkuar. Shpresuam të merrnim vendime më të mira për sa i përket dëmtimeve dhe disponueshmërisë, kjo është arsyeja pse ne morëm më shumë kohë. Fatkeqësisht, ne gjithashtu duhet të japim lajme të këqija, përpiqemi ta bëjmë atë me respekt dhe në mënyra më humane të mundshme, por e di që për ata që nuk do të vijë me ne është një goditje shkatërruese”.

“Ata ishin të gjithë të mrekullueshëm në mënyrën se si u përballën me situatën, por e di që është një ditë e vështirë për ta dhe shokët e tyre. Fakti është se kemi disa lojtarë që kanë luajtur jashtëzakonisht mirë gjatë gjithë sezonit dhe besojmë se lojtarët e tjerë kanë pasur sezone më të mira.

Maguire? Harry ka bërë disa përparime, por ne nuk do ta kishim në fazën e grupeve”. /rtsh/

Share This