“Lautaro, një super kapiten”

“Lautaro, një super kapiten”

Marcus Thuram, sulmuesi i Interit, foli për shumë tema që kanë të bëjnë me skuadrën e Interit dhe më gjerë.

Një nga temat e prekura është dhe marrëdhënia e tij me Lautaro Martinez.

“Marrëdhënia ime me Lautaron u zhvillua në një mënyrë shumë të natyrshme, unë e dija që ai është një sulmues i madh. Mezi prisja të luaja përkrah tij sapo mbërrita te Interi, e dija që mund të bënim gjëra të mëdha së bashku”.

“Unë u befasova, sepse ai ishte shumë i sjellshëm me mua. Edhe pse ai mund të duket shumë serioz në fushë, ndonjëherë edhe pak i zemëruar dhe i keq, jashtë fushës gjithmonë bën shaka. Ai është një super kapiten”. /rtsh/

Share This