Maguire: Jam i shkatërruar
Mbrojtësi Manchester Unitedit, Harry Maguire ka mbetur jashtë listës së Anglisë për Evropianin ‘Gjermani 2024’.
Trajneri i ‘Tre Luanëve’, Gareth Southgate tashmë e ka publikuar listën përfundimtare të lojtarëve për EURO 2024, ngjarje kjo që starton më 14 qershor.
Maguire është shprehur tejet e zhgënjyer që ka mbetur jashtë listës së Southgate për shkak të një lëndimi në pulpë.
“Megjithë përpjekjet e mia më të mira nuk arrita të kalojë lëndimin në pulpë”, ka thënë Maguire.
“Unë jam thjesht absolutisht i shkatërruar. Për mua, të përfaqësosh Anglinë është nderi më i madh. Do të thotë gjithçka për mua.
“Nëse nuk mund ta ndihmoj skuadrën si lojtar, do ta mbështes si tifoz, bashkë me pjesën tjetër të vendit. Shkoni dhe fitoni djema”, ka pohuar ai.