Tottenham shet Royal-in, Milani në sulm për brazilianin 

Tottenham shet Royal-in, Milani në sulm për brazilianin 

Tottenham raportohet se gjatë kësaj verë, do ta shesë Emerson Royal.

Sipas medieve italiane, ‘Spurs’ janë gati të shesin mbrojtësin e krahut gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

E ardhmja e Royal duket se do të jetë Italia. Milan thuhet se është e interesuar për mbrojtësin e Tottenhamit.

Klubi anglez, siç raportohet, është gati të shesë brazilin për shifrën 20+25 milionë euro.

Emerson në sezonin që lamë pas për Tottenhamin bëri 24 ndeshje dhe shënoi një gol.

Kontrata e lojtarit më skuadrën angleze është e vlefshme deri në verën e vitit 2025, por mësohet se braziliani gjatë kësaj verë, do të bëhet me klub të ri.

Share This