Lukaku “thyen” heshtjen dhe i “shkel syrin” Contes: Klubi njësoj si e dashura!

Lukaku “thyen” heshtjen dhe i “shkel syrin” Contes: Klubi njësoj si e dashura!

Romelu Lukaku është një nga emrat më të përfolur në këtë merkato të verës.

Pasi mbylli marrëveshjen me Romën, belgu po merr kohë për të bërë zgjedhjen e duhur.

Vetë sulmuesi flet për herë të parë në lidhje me zëra e merkatos, teksa shprehet se një ditë do të rikthehet te Anderlecht ndërsa shtoi se trajneri më i mirë për të është Antonio Conte, i sapoemëruar te Napoli.

“Rikthimi te Anderlecht është pjesë e planeve të mia dhe do të ndodhë më shpejt se sa njerëzit e mendojnë. E kam lënë Belgjikën kur isha 18-vjeç dhe më mungon shumë familja ime. Mamaja dhe fëmijët.

Shumë njerëzve u pëlqen të flasin për të ardhmen time, edhe sepse unë nuk kam një agjent. Megjithatë, do të vendos së shpejti dhe kur të shpejgoj arsyet e vendimit, jam i bindur që të gjithë do të jenë dakord. Sa herë kam lëvizur nga një klub, më pas janë zbuluar edhe arsyet, varet nga disa faktorë.

Mund të jetë marrëdhënia me trajnerin, megjithatë unë mendoj se bëj gjithmonë zgjedhjen e duhur. Me një klub apo me drejtues, është njësoj si me të dashurën, nëse nuk ecën më atëherë pse të qëndrojmë bashkë? Trajneri më i mirë në karrierën time? Antonio Conte”, u shpreh Lukaku. /SS/

Share This