Mediet italiane: Allegri preferon Milanin

Mediet italiane: Allegri preferon Milanin

Trajneri italian Massimiliano Allegri raportohet se është i gatshëm të marrë drejtimin e AC Milanit.

Skuadra ‘rossonere’ pas shkarkimit të Stefano Piolit, është në kërkim të trajnerit të ri.

Sipas medieve italiane, ish-trajneri i Juventusit, është opsion i mundshëm për të marrë ‘timonin’ e milanistëve.

“Të dy palët janë duke zhvilluar negociata”, shkruajnë mediet italiane.

Strategu italian siç raportohet, ka shprehur gatishmërinë për të marrë drejtimin e Milanit.

Ndryshe, Milani është në negociatat edhe me trajnerin e Lilles, Fonseca.

Share This