Mbappe dhe yjet e PSG-së e tallin Dembelen për Barcelonën: Skuadër m…

Mbappe dhe yjet e PSG-së e tallin Dembelen për Barcelonën: Skuadër m…

PSG ka publikuar një xhiriom nga stërvitjet e kësaj jave në të cilat mbrojtësi Lucas Hernandez fyen Barcelonën.

Në një audio, Mbappe dëgjohet duke i thënë shokut të tij të ri të skuadrës Dembele, i cili erdhi nga Barça këtë verë: Ke ardhur nga Barcelona, pse nuk këndon?”.

Një tjetër futbollist – që Foot Mercato e identifikon si Hernandez – i kundërpërgjigjet: Si mundet një skuadër m… si Barcelona të mësojë për të kënduar?”.

PSG nënshkroi me sulmuesin francez Dembele duke e blerë atë për 50 milionë euro nga Barcelona. Hernandez, bashkë me shokun e tij nga Kombëtarja erdhi në PSG për rreth 40 milionë euro nga Bayern Munchen.

PSG pati një fillim të vështirë të sezonit në Ligue 1, ku ka barazuar në të dy ndeshjet e para kurse fitoi në ndeshjen e fundit në këtë ligë.

Mbappe ishte i ngrirë në ndeshjen e parë të klubit nga presidenti Nasser Al-Khelaifi, por ka shënuar tre gola nga dy ndeshje që është paraqitur. të dielën e kësaj jave skuadra do të luajë kundër Lyon në udhëtim.

Share This