Zvicra e shkurton listën, dy shqiptarë jashtë Euro 2024
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin dhe stafi i tij e kanë bërë shkurtimin e dytë të listës pas ndeshjes miqësore me Estoninë.
E pjesë e këtij shkurtimi janë katër futbollistë, përfshirë këtu edhe dy shqiptarë.
Bëhet fjalë për Uran Bislimin e Albin Hajdarin, plus Filip Ugrinic e Kevin Mbabu, të cilët mbetën jashtë listës definitive përkundër paraqitjeve të mira në stërvitje.
“Jemi marrë vesh me ta që të mos na bashkohen në San Gallen për ditët e para-kampit. Por, ata do të mbesin në formë individuale në mënyrë që të jenë të gatshëm nëse do të kemi nevojë për ta gjatë Evropianit”, deklaroi trajneri Yakin.
Aktualisht, pjesë e Helvetikëve janë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Andi Zeqiri e Ardon Jashari.