Lukaku nën “shënjestrën” e Milan-it, “Djalli” kërkon të rikthejë në San Siro, të “urryerin” e tifozëve interistë
Pas largimit nga Milan të sulmuesit francez Olivier Giroud, skuadra kuq e zi, është në kërkim të gjetjes së zëvendësuesit.
Romelu Lukaku është emri më i përfolur në orët e fundit, nga shtypi sportiv italian. Belgu pëlqehet edhe nga Napoli, me Antonio Conte-n, që do ta priste krahë hapur tek skuadra e tij e re.
Megjithatë e sigurtë duket fakti që londinezët e Chelsea-t nuk e shohin pjesë të planeve të tyre Lukakun, ndaj në këtë mënyrë do të ishin të hapur për t’u futur në bisedime me cilindo klub të interesuar për të.
Milan kërkon të rikthejë në Milano, Romelu Lukakun e nëse diçka e tillë do të bëhej realitet, të gjithë do të ishim kurioz për reagimin e tifozëve interistë, të cilët ende nuk i’a kanë falur “tradhëtinë” e tij. Kjo gjë u vu re edhe në ndeshjen e sezonit të shkuar Inter-Roma, ku belgu pati një pritje në San Siro, aspak “miqësore”.
Nëse dështon tratativa Lukaku, Milan do të shoh për të bindur për t’u veshur kuq e zi, njërin prej sulmuesëve: Gimenez, Zirkzee, David, Guirassy apo Sesko.