Premier League i heton për 115 shkelje financiare, City padit ligën

Premier League i heton për 115 shkelje financiare, City padit ligën

Skuadra e City-t ka zgjedhur rrugën më të ashpër për tu përballur me Premier League-n.

Siç dihet kundër klubit me pronarë nga Abu Dabi janë ngritur dyshime të mëdha pasi akuzohet se në 115 raste ka dështuar që të justifikojë shkeljet e normave financiare.

Të gjendur përballë një situate të tillë skuadra kampione në fuqi ka preferuar betejen ligjore. Për shumë më pak shkelje këtë sezon skuadra si Evertoni u penalizuan me pikë dhe City i druhet masave, të cilat do t’i kompromentonin sezonin. /rtsh

Share This