“Më i miri në botë aktualisht”, Alcaraz fiton dhe prek gysmëfinalen e turneut francez
Carlos Alcaraz nuk gaboi në çerekfinalen e Roland Garros teksa mposhti pastër në tre sete, Stefanos Tsitsipas.
Spanjolli nuk e vendosi në dyshim triumfin duke fituar në tre sete me shifrat 3-6, 6-7 dhe 4-6, në një sfidë që zgjati për diçka më shumë se dy orë.
Kjo është gjysmëfinalja e dytë radhazi për Alcaraz në tokën franceze, teksa në këtë raund, tenisti nga Murcia do të përballet me Jannik Sinner, që në këtë moment është edhe rivali i tij kryesor. Edhe vetë Alcaraz pas sfidës së fituar ndaj Tsitsipas, në intervistë deklaroi se për momentin italiani është tenisti që luan më mirë nga të gjithë.
“Nuk mund të gënjej, ndaj Sinner më pret një sfidë shumë e vështirë. Mendoj se aktualisht Sinner është tenisti më i mirë në botë, është tenisti që po luan më mirë nga të gjithë aktualisht. Por, nga ana tjetër më vjen mirë që Sinner është në këtë nivel pasi kështu më shtyn edhe mua që të bëj më mirë.
Do të jetë një sfidë e bukur dhe unë jam gati. Është nga ato ndeshje që do të duan ta shohin të gjithë, le të shohim kush do të fitojë”, u shpreh Alcaraz. /SS/